Shkrimtare nga Tirana, që jeton në Vancouver
Shkruan libra me poezi dhe tregime të shkurta, në shqip dhe anglisht

Armenida Qyqja

Libra në shqip

Pirgje të hirta Tregime | Shqip | 2025
Përmbledhje
Armenida Qyqja i ka sjellë lexuesit një vëllim me katërmbëdhjetë tregime, pjesën më të madhe të të cilëve e kondicionon një narracion i zhdërvjellët mbi subjekte. Subjektet në prozë lidhen fort me ngjarjen, e cila në autorë të ndryshëm mbart funksion të ndryshëm trajtimi, ndërsa në librin "Pirgje të hirta", autorja e pjesëzon ngjarjen me elementë të tjerë të tregimit. Tregimet e saj mund të lexohen në konditat e caktuara të lexuesit të saj.
Rishikimi
Tregimet e Armenidës- Si Vizatim karakteresh me Thellësi Psikologjike:
Mjaft shkrimtarë të dekadave të fundit, në sprovat e tyre letrare kanë bërë përpjekje që, krahas lëvrimit të poezisë, të shpalosin talentin e tyre edhe në prozë, në ese, tregime e romane, duke dëshmuar kështu pjekurinë e tyre artistike dhe estetike. Tek autorja Armenida Qyqja, edhe pse në emigracion, në Kanada, si në muzën e saj poetike edhe në tregimtari, gjallon bota dhe jeta shqiptare. Duke kundruar këtë botë të gjerë artistike dhe estetike edhe pse ajo ka dekada që jeton në një kontinent tjetër, të duket sikur Atdheun e ka marrë me vete mbi supe, në frymë dhe në shpirt.
Janë 14 tregime nga vëllimi “Pirgjet e hirta” dhe 12 tregime nga vëllimi “I vdekuri që qesh” të autores Armenida Qyqja, që të përmbledhura në dy vëllime, botuar kohët e fundit, të ndjellin që t’i lexosh me endje. Kjo sepse autorja shtjellon një narracion jetësor me zhvillim karakteresh, duke marrë më së shumti ngjarje nga përditshmëria.
- Prof. Dr. Bardhosh Gaçe

Mbi nje gjysmë kafke bunkeri Poezi | Shqip | 2024
Përmbledhje
Një vëllim poetik që shfaqet para lexuesit si një mozaik i gjerë në kohë dhe hapësirë, i cili duket sikur nis pikërisht në gjirin Mesdhetar ku bashkohen dy dete, mbi gjysmë kafkat e bunkerëve, jehonat drithëruese që ato ende përçojnë në kohë me efektet e tyre shkak-pasojë në një shoqëri që ende nuk gjen dot rehabilitim dhe pas tre dekadash demokraci, me jetën, dashurinë, që si gjithmonë kërkon të shkëpusë të gjitha llojet e prangave dhe të ngrihet si një pulëbardhë në qiellin e kaltër.
Si të tilla poezitë në këtë vëllim nuk mbeten të kufizuara në brigjet e fortikuara të Shqipërisë, mallin dhe shqetësimin për të. Ato marrin guximin të shpalosin dhe tema që i përkasin tërë njerëzimit duke vendosur fytyrat e Mahsasë, Alanit që njerëzimi e harroi, dhe duke përdorur dashurinë si gurin lidhës mes çdo pjese të këtij mozaiku.
Rishikimi
Me një spontanitet dhe një zhdërvjelltësi të hijshme, me një çiltërsi dhe një shkrirje magjepsëse të realitetit me surrealitetin e ëndrrës ku konvergon dëshira dhe shpresa, vjen poetja Armenida Qyqja me vëllimin e saj më të ri poetik “Mbi një gjysmë kafke bunkeri”, për t’u dhënë lexuesve jo vetëm vargje me thellësi mendimi, por dhe shkëlqimin e menjëhershëm të bukurisë së vargut. I gjithë ky vëllim poetik ka më të theksuar temën e dashurisë, si një temë universale dhe e përbotshme, për të cilën kanë shkruar që nga Safo, Virgjili, Dante, Shekspiri, Petrarka, Rumi, Khajani, Elisabet Barret Browning, Maya Angelou, Alda Merini e deri tek poetët tani si De Rada, Naim Frashëri, Ali Asllani, Lasgush Poradeci, Fatos Arapi, Frederik Reshja, etj.
- Sokol Paja, Gazeta Dielli

Sizifi i shpirtit tim Poezi | Shqip | 2023
Përmbledhje
Krijimtaria poetike e Armenida Qyqes në thelb përcjell një 'dihatje' njerëzore, brenda saj është gjithmonë i pranishëm njeriu. Shpejt besoj, që koha, poezinë e saj do ta trajtojë në qasje ...
Rishikimi
"Poezitë e librit “Sizifi i shpirtit tim” perimetrojnë ngushtë kohën e krijimit, ky është një tregues interesant për të kuptuar kohën, mjedisin, shoqërinë dhe vetë poeteshën, pasi poezia është dhe shenja e shoqërisë tek individi. Kjo është mjaft e dukshme dhe evidente në poezinë e Armenida Qyqes, një lëndë e rëndësishme për interpretime letrare dhe të komunikimit poetik. Kështuqë ajo duke u shfaqur si një poete lirike, kjo nuk e pengon të jetë në një lidhje dialektike me elementë të tjerë jetësorë, që duken pak, por që krijojnë ekuilibra brenda poezisë së saj."
- Dëfrim Cani Studiues

Ktheja zemrën pranverës Poezi | Shqip | 2023
Përmbledhje
Poezia e Armenida Qyqja përfaqëson një kontribut jetik në letërsinë bashkëkohore femërore, duke pasuruar traditat kulturore dhe lirike me thellësinë e emocioneve, ndërgjegjen sociale dhe përpunimin estetik. Poezia e grave ka luajtur historikisht një rol thelbësor në formësimin e identitetit kulturor, dhe vepra e Qyqja-s e mishëron këtë duke ndërthurur përvojat personale dhe kolektive.
Rishikimi
"Duke pritur që poezia e Armenida Qyqes të konsolidohet, ajo shpejt do të krijojë një profil të qëndrushëm poetik si një poeteshë lirike me një shqetësim sa të sajin po kaq dhe qytetar. Duke qenë një poete me një shqetësim qytetar, ajo mbetet një poete komunikuese me lexuesin në çdo kohë, duke përcjellë mesazhe të fuqishme për kohën dhe botë të thellë shpirtërore e moderne.
- Prof. Dr. Bardhosh Gaçe

I vdekuri që qesh Tregime | Shqip | 2022
Përmbledhje
Njëmbëdhjetë tregime, njëmbëdhjetë histori të vogla që rrëfejnë honet e natyrës njerëzve dhe paradokset e jetës në vendin tonë. Me një frymë që të kthen pas në kohë, libri me tregime “I vdekuri që qesh” nga shkrimtarja Armenida Qyqja, sjell një ndërthurje të meditimit me ritmin dhe gjallërinë që karakterizon tregimin e shkurtër. Lexuesit njihen me protagonistë që luftojnë, që përpiqen me çdo kusht t’i japin një domethënie jetës përmes kontaktit që kanë me natyrën, me botën, me njerëzit, me të afërmit, me kujtimet, me ata që nuk janë më. Kemi trajtimin e realitetit shqiptar, të zhgënjimit dhe pamundësisë për t’i kthyer edhe njëherë nga e para gjërat, braktisjen, mërinë, dhimbjen, vdekjen. Koha, ky sfinks i madh që nuk jep asnjëherë përgjigje të qarta, që turbullon dhe trazon jetën e secilit prej nesh, është e plotfuqishme mbi gjithçka që bëjmë ose ndjejmë, ngjan të thotë autorja që në tregimin e parë me titull “Përtej pikës së kthimit”. Kjo gjurmë sa vjen e bëhet më e dukshme edhe në tregimet vijuese. Lexuesi vihet përballë një pasqyre ku mund të shohë refleksin e Shqipërisë në dy kohë, para dhe pas ’90-ës, duke kaluar nga makthi i regjimit diktatorial, tek degradimi kaotik postkomunist, eklektizmi i vlerave dhe anarkia e shoqërisë. Çdo tregim zë një vend të veçantë ku duket sikur lexuesi e kupton që gjithçka sa vjen e bëhet më e vështirë. Autorja na sjell personazhe që kanë rrugëtuar gjatë në jetë, me fate të përmbysur, me drama të mëdha që i dorëzohen të panjohurës së madhe, misterit që nuk munden ose nuk duam ta deshifrojnë.
...
Pse ky lloj përfytyrimi në këtë libër? Kush është kjo botë e mistershme, ku njerëzit marrin arratinë, ku jeta ngjan e pamjaftueshme, ku bota duket në buzë të absurdit e të vdekurit nuk flenë nën tokë, por ngërdheshen e qeshin të marrë?
Rishikimi
“I vdekuri që qesh” është tabloja e jetës shkretëtirë, ku njerëzit nuk ndihmojnë, por braktisin dhe i shtyjnë të tjerët më thellë drejt humnerës së fatkeqësisë, tradhtisë, vrasjes. Në tregimin me këtë titull, gjithçka ngjan e përgatitur për fundin tragjik. Shqipëria në fillimin e ri post diktaturë është e mbushur me njerëz të paskrupuj, që vrapojnë pas parasë, e që jetës nuk i japin asnjë vlerë. Dhe menjëherë pas kësaj bie mbrëmja. Dhimbja zbret ngadalë, me hijet që lartohen mbi tokë. Lexuesi njihet me botën dhe reflektimin e shkrimtares, që herë pas here ngjan të pyesë, në këtë realitet absurd: çfarë vendi zë mirësia në jetën tonë? Për dikë, mirësia mund të një jetë një jehonë e së kaluarës, që nuk dëgjohet më sot në shoqëri. Por në tregimet e përcjella në këtë libër, mirësia është një shteg i huaj, ku njerëzit kanë kaluar të shkelin dhe të ndalen për pak, çdo ditë. Kjo bën që një pjesë e shoqërisë ta humbasë vetveten, të ushqehet me paradokse dhe sjellje apokaliptike, me helmin e përbuzjes dhe zvetënimit që të trullos e të mpak frymën brenda gjoksit"
- Eris Rusi

Dyzet Plus Poezi | Shqip | 2021
Përmbledhje
Dyzet plus... Digjej nata dhe ajri mes buzëve Veç heshtja hynte nga dritaret e hapuraTi nuk erdhe e as zërin s'ma dërgove, të vetme më le, në shtegun pa dritë e pa ëndrra.
Rishikimi
Vëllimi më i ri, i pesti, që kemi në dorë prej poetës sonë “Dyzet plus”, ndoshta aludon për vite moshe, por vështirë ta përcjellë dëshpërimi këtë përvjetor pjekurie e me shkallë të tillë frymëzimi dhe duarplot: me 150 poezi ! Autorja e ka vënë këtë tregues vitlindjeje, ashtu kalimthi, thuajse pa e vënë re as vetë; madje nuk e rendit tek vjershat e fillimit, por nga mezi i përmbledhjes poetike me këtë titull, duke i kushtuar vetëm një distik të lidhur kuptimisht: “Dyzet plus....po ç’punë ka mosha / Kur zemra mbi kohën galopon kështu?!” Le të mos jetë mosha shënuese e shkrimtarisë në vargje për këtë krijuese – një fakt që lexuesit mund t’i kujtojë Anakreontin plak që ende i kushtonte lirika dashurisë – por është rasti të pohojmë për Armenidën se, me këtë tufë poetike, ka bërë një hap mjaft cilësor në thurjet e vargjeve e në tërë strukturën e tekstit poetik, edhe pse është prapë ajo, këngëtare e dashurisë. Receptimet e kësaj krijueseje nuk duhen kuptuar të gjitha si anë personale, si pjesë e jetës së saj: ajo u këndon gjithë shpirtrave të dashuruar, ashtu si dënon, pa i mallkuar, tradhëtitë në dashuri: ikjet, largimet pa kthim, heshtjen e thirrjes për t’iu ndhodhur pranë...qoftë edhe për “dyzet plus”! Njëqind e pesëdhjetë poezitë e këtij vëllimi, shënojnë një rrugë në ngritje që ka bërë poetja, një përkujdesje për gjuhën, përzgjedhjen leksikore, poetizimin e fjalëve në varg dhe, në mënyrë të veçantë, kjo përmbledhja na takon dendur me rimën, ndonëse ajo vjen e shfaqet në masën e një strofe e rrallë në tërësinë e gjithë tekstit.
- Prof. Dr. Tefë Topalli

Mes rrahjeve të zemrës Poezi | Shqip | 2021
Përmbledhje
Citime kritike për poezinë e poetes (Në vend të parathënies) - Lirika reflektive e Armenida Qyqes, jep në tërësinë e vet imazhe e peisazhe shpirtërore, me një botë të thellë estetike e ...
Rishikimi
Lirika reflektive e Armenida Qyqes, jep në tërësinë e vet imazhe e peisazhe shpirtërore, me një botë të thellë estetike e filozofike jetësore, përmes artikulimit, gjuhës dhe arkitekturës poetike origjinale, që dëshmojnë edhe formimin letrar e filozofik të poetes, mjaft të çliruar nga konvencionet e kufizuara të kohës dhe të hapësirës.Në këto hapësira poetike, konkretja zë fill nga një meditim i brishtë, e pastaj, meditimet dhe përjetimet të duken si ujëvara lirike, ku endrrat shpesh shtegtojnë larg e herë-herë me pranga krahët i gjakosen, duke kër kuar shpresën e rilindur prej portave të dhimbjeve dhe të ndarjeve, apo fjalës së vrarë.Kjo botë universale me fatin dramatik të njeriut në shekullin e ri, në frymëzimin poetik të poetes, nxjerr krye nëpërmjet lodërtimit të imagjinatës së ndezur, origjinalitetit të ndjeshmërisë dhe syve soditës, si pas qyrë e shpirtit artistik per t'u kumtuar të tjerëve, jo ve tëm ndjenjën e vetmisë, por edhe revoltën e pluhtë, të cilat shpërfaqen si rezonancë pjekurie, përjetim i botës dhe artikulim i saj si gjuhë poetike.

Puthje në eter Poezi | Shqip | 2021
Përmbledhje
Përjetësimi i ndjenjës në vëllimin poetik "Puthje në eter" Përmbledhja poetike, "Puthje në eter", është libri i tretë për krijuesen Armenida Qyqja. Poezia e Armeni dës, është një ...
Rishikimi
Përmbledhja poetike, "Puthje në eter", është libri i tretë për krijuesen Armenida Qyqja. Poezia e Armeni dës, është një poezi e ndjenjës së zemrës, e cila buron nga zemra dhe kërkon rrugë nëpër zemra që ndiejnë siç ajo ndjen. Duke lexuar krijimet e saj, unë kuptova thelbin e kësaj poezie, i cili nuk është pretendues për risi apo përmbysje, por synon thjeshtësisht e mbi të gjitha shprehjen e ndjenjës, përmes formës së lashtë të komunikimit në vargje. Në të gjitha gjuhët e botës ndje nja ka kodet e saj specifike, madje dhe për çdo njeri, gjithashtu, ndjenja ka formën e vet të të shprehurit. Disa e ndrydhin ndjenjën, disa të tjerë e shprehin për mes lotëve, përmes bashkëbisedimeve me persona të tjerë, disa bëhen pre e stimulantëve, ndërsa kjo kriju ese nuk ka zgjedhur asnjë nga këto forma, por ka pre feruar që dhimbjen dhe zhgënjimin t'i hedhë cilësisht në vargje.

Letra pa zarf Poezi | Shqip | 2021
Përmbledhje
Pas viteve '90, në letërsinë shqipe vershuan mjaft zëra poetikë, të cilët sollën një frymë të re në poezine shqipe, duke i dhënë një shkëlqim tjetër artit poetik, me metaforën e vet përgjithësuese, ku shprehet bota njerë zore me visarin e saj universal.
Rishikimi
Siç duket, poetja Armenida Qyqja, ashtu si edhe disa poete të tjera të heshtura në Shqipëri dhe Kosovë, artin e saj poetik e ka shpalosur si një këngë lirike në shpirtin e saj, duke e kënduar atë në udhët e jetës, ku ngjiz edhe individualitetin e vet poetik aq të spikatur.
- Prof. Dr. Bardhosh Gaçe

Përtej kangjellave të shiut Poezi | Shqip | 2018
Përmbledhje
Një vështrim më i thellë në vëllimin e saj të parë, “Përtej kangjellave të shiut”, zbulon një poete të pjekur dhe jo një fillestare. Vargjet e saj shfaqin një prirje drejt hermetizmit, një dukuri e zakonshme në poezinë me varg të lirë, por që mbetet e kuptueshme në thelbin e saj. Stili poetik i Qyqjas e shndërron dëshpërimin në bukuri lirike, duke huazuar herë pas here elemente intertekstuale, si referenca ndaj Migjenit. Ajo sfidon pritshmëritë tradicionale, duke vënë në dyshim perceptimin e poezisë melankolike dhe madje duke dënuar vargjet e saj të zymta.
Rishikimi
Vëllimi i parë, me titullin metaforik “Përtej kangjellva të shiut”, ndoshta, nuk është takimi parë i saj me vargun, pasi vjershat e kësaj përmbledhjeje dëshmojnë jo një fillestare, por një autore që jep prova pjekurie në procesin krijues. Kur je në mbyllje të leximit të këtyre 97 poezive të saj, ke bindjen se ato kanë mbirë pas shumë e shumë provave në krijime të tjera, para tyre dhe...mund të jenë zhdukur, siç bëjnë shkollarët, pakënaqurit nga vetvetja, në hapat e parë të krijimit! Në këtë tubë vjershash të Armenidës duket prirja për hermetizëm, një dukuri fare e zakonshme për vargun e lirë, që lëvron përgjithësisht, por jo pa mundësi “hyrjeje” në semantikën e tërë të tekstit poetik.
- Prof. Dr. Tefë Topalli
Libra në anglisht

A Bunch of Poems Instead of Flowers Poem | English | 2022
Synopsis
As the title suggests, A Bunch of Poems Instead of Flowers is a collection invoking love’s universal qualities. Even in these troubled and doubtful times, love’s omnipresence and universality carries significance. It heals, unifies, and most of all poeticizes freely. Armenida Qyqja poems idolize her loved one, but this personal feeling delves into themes of authenticity and myth as well as invoking geology to embrace her subtlest emotions.
Review
The poet’s uses of sensual unity and historical allusions suggest congruity and convergence of humankind with its concerns. While these poems are not to be balked at, their singular weakness is the deep focus on the personal nature of emotions. Interior life is difficult to merge with social life even through poetry. Qyqja uses concepts such as authenticity and imagery from mythology and history to craft poetry that speaks for personal feeling. Some say ‘the personal is the political’ but these poems are personal emotion frequently situated within universal social criticisms. This weakness does not detract the subtle language and emotion conveyed. A Bunch of Poems Instead of Flowers presents complex and deep feeling while offering criticism of stubborn behaviors that hamper our experience of living. Love’s strength will bear us through troubled times.
- Dustin Pickering

RELEASE
15.07.2025

NEW
Golden Armor Poem | English | 2025
Synopsis
In the ancient myth of Pallas Athena, the goddess is born from Zeus through parthenogenesis. The goddess emerges from his forehead as full-grown. She becomes the goddess of war, one of indomitable spirit. An 1898 painting by Gustav Klimt presents her in golden armor to suggest the majesty of her divinity and power. Golden Armor is a poetry collection about femininity, war, human rights abuses, and social concerns. Qyqja offers intriguing perspectives in the clarity of bold language. Most of the poems merge the female persona and her longings with contemporary concerns about global conflict and human initiative. Using a startling array of gentle symbolic images, Golden Armor is a remarkable act in literary citizenship.
Review
With a voice as taut and tensile as a bridge-cable, Armenida Qyqja dares to speak the simplest declaratives about those fearful complexities loneliness "longingness," living in times of war, repression, and genocide-not to mention the greatest complexity of all (and the hardest one to write about simply and clearly): one human hearts love for another Don't mistake Qyqja's directness, or her evocation of minutiae like holding hands or listening to the rain, for anything like reductive, easy thinking. This is the real stuff!
- Ryan Guth, Author of Home Truths and Body and Soul
The contrast between natural images (“lemony moon”) and the longings of a refugee provide the reader with hope amidst the pains and hopelessness of a refugee. The reader can truly bite into the senses of loneliness and fear these images invoke. A refugee’s life is one of abandonment by the powers of the world; however, can the night sky provide solace? In these poems the reader experiences a deeper humanity. The rage of discontentedness and the pangs of longing are merged with love and honor.
- Dustin Pickering